Shkarkohet Jevgec Primakov (13 Maj 1999)


Shkarkohet Jevgec Primakov (13 Maj 1999)

12:53 13/05/1999

Me shkarkimin e Jevgen Primakov, Presidenti Jelçin ndërmori vendimin më antipopullor të karrierës së tij. Ky është opinioni i shumicës së gazetave ruse. Manifestimet popullore kanë përshëndetur hapjen e punimeve të Dumës për shkarkimin e Presidentit Jelçin. Jelçin akuzohet se shkatërroi Rusinë që nga viti 1991, akuzohet si iniciues i luftës kundër rebelëve çeçenë nga 94 në 96 ku u vranë dhjetëra, mijëra vetë.

Më pas akuzohet për përdorim forcë ndaj rebelimit të parlamentarëve dhe se ka minuar forcat e armatosura ruse. Akuza e pestë është, Jelçin akuzohet për genocid ndaj popullit rus. Nëqoftëse Duma do të refuzonte tre herë rresht kandidaturën e Stepashit në vend të Primakovit, Jelçin do të kishte të drejtën të shpërndante Parlamentin./tvklan.al

Gazetare: Eni Vasili






Të ngjashme