Shkarkohet Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy


Shkarkohet Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy

11:55 01/06/2018

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy është shkarkuar nga detyra pas votimit në Parlament për mosbesimin e qeverisë.

Kreu i socialistëve, Pedro Sanchez është votuar për t’u bërë Kryeministri i ri i vendit. Ishte pikërisht ai që paraqiti kërkesën për mosbesimin e qeverisë pasi Rajoy u implikua në një skandal korrupsioni.

“Do të hapim një faqe të re në historinë e demokracisë së vendit tonë

“, tha udhëheqësi i socialistëve përpara votimit në Parlament.

Pedro Sanchez siguroi 180 vota në Parlament nga partitë e vogla. 169 deputetë votuan kundër mocionit të mosbesimit, ndërsa 1 votë ishte abstenim.

Mariano Rajoy është Kryeministri i parë në historinë moderne të Spanjës që largohet nga detyra përmes një mocioni mosbesimi. Ai është kryetar i Partisë Popullore Konservatore dhe ka qenë Kryeministër që prej vitit 2011.

Rajoy pranoi vendimin e Parlamentit dhe u tha deputetëve se

“ishte nder që e la Spanjën në një gjendje më të mirë se sa e kishte gjetur”

.

/tvklan.al






Të ngjashme