Shkarkohet nga detyra polici i Repartit Shqiponja (22 Shtator 1999)


Shkarkohet nga detyra polici i Repartit Shqiponja (22 Shtator 1999)

09:05 22/09/1999

Lirohet nga detyra një polic i repartit Shqiponja. Shkak për këtë është bërë ankesa e një qytetari dhe e një punonjësi të Gardës së Republikës pas ndalimit të bërë të automjetit të njërit prej tyre dhe pretendimit se janë keqtrajtuar nga policët e Shqiponjës. Pas kësaj është bërë një ballafaqim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në prani të Drejtorit Kolonel Mit’hat Havarit.

Aty ka qënë komandanti i Repartit Shqiponja dhe dy të ndaluarit njëri prej të cilëve rezultoi të ishte oficeri i Gardës së Republikës Prelë Deda me gradë Major që pretendoi se ka ndërhyrë për të ndaluar goditjen e mëtejshme të qytetarit Xhemal Gjograsi nga polici Luan Karaj.

Ngjarja ka ndodhur me 19 Shtator përpara ish Kinema Partizani. Sipas komunitës së Policisë së prefekturës së Tiranës bëhej e ditur se dy të ndaluarve të Shqiponjave u janë gjetur armë të cilët rezultuan se ishin të regjistruara në emrin e gardistit Deda si armatim personal i tij. Në ballafaqim rezultoi se dy të ndaluarit ishin keqtrajtuar nga polici i liruar çfarë solli dhe shkarkimin e tij nga detyra./tvklan.al






Të ngjashme