Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Barcelonë, policia: Vepronin në mënyrë sistematike
Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 4 shqiptarë, të cilët dyshohen se janë autorë të 27 grabitjeve. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike, por mësohet se janë nga 32 deri në 34 vjeç.
Policia beson se me këto arrestime ka shkatërruar një grup të fuqishëm kriminal, i cili bazën e kishte në Barcelonë. Hetimi ndaj tyre filloi me 25 Tetor, ku disa banorë njoftuan shërbimet policore se kishin parë një burë në parkun e një ndërtese.
Një oficer policie iu afrua në përpjekje për ta identifikuar. Mirëpo shqiptari e shtyu dhe u përpoq të ikte, por në fakt u vu në pranga. Pas këtij incidenti, hetuesit zbuluan se i arrestuari shoqëronte dy persona të tjerë, të cilët ishin ngjitur nëpër ndërtesë dhe kishin marrë bizhuteri.
Sipas policisë, këta 3 persona ishin pjesë e një grupi kriminal me 6 anëtarë. Ata vepronin në mënyrë “metodike dhe sistematike”. Vetëm tre prej anëtarëve udhëtonin me makinë në zonën që zgjidhej për t’u grabitur. Njëri i jepte makinës ndërsa dy të tjerë rrinin të fshehur në pjesën e pasme të makinës që të mos zbuloheshin nga kamerat e sigurisë në rrugë.
Pasi piketohej vendi i grabitjes, makina ndalej në një zonë të pyllëzuar ku zbrisnin dy personat e fshehur. Të veshur me të zeza, ata kryenin grabitjet. Pas ‘operacionit’. shqiptarët ktheheshin në Perafita të Barcelonës, aty ku kishin bazën./tvklan.al