19:21 17/03/2014Policia greke ka asgjësuar një tjetër grup të trafikimit të drogës në përbërje të të cilit ndodheshin edhe 2 shtetas shqiptarë.Policia helene njoftoi se operacioni u zhvillua në Janinë dhe Athinë ku u sekuestrua janë sekuestruar 240 kg kanabis dhe 6 kg heroinë.U sekuestruan gjithashtu: 4 automjete mbi 5 mijë euro, 10 granata defensive, fishekë, një armë gjahu, dhe një uniformë policie.Droga transportohej me makina të modifikuara.Po sipas policisë greke, drejtuesi i rrjetit është një shtetas shqiptar që vuan dënimin në burgun e Larisas, në Greqi.Droga futej në Greqi nga Shqipëria dhe Turqia dhe me pas shpërndahej në vende të tjera të Europës.Nga hetimet është vërtetuar trafikimi i të paktën 83 kg kanabis në Gjermani, 55 kg në Greqi dhe 27 kg në Rusi. Operacioni është shtrire edhe në Malin e Zi ku ka patur arrestime.