Shkatërrohet grupi kriminal, shfrytëzonte femra të mitura për prostitucion
Një grup kriminal është shkatërruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni të koduar “Last Time”.
Policia thotë se grupi kriminal shfrytëzonte femra të mitura për prostitucion. Gjatë këtij operacioni u arrestua Lumturie K. 43 vjeçe, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe Lekë C. 38 vjeç i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”.
Gjithashtu është ndaluar Juli Z. (alias Ylli) 40 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”.
Në gjendje të lirë po procedohet 47-vjeçari me iniciale P.S, për shtrytëzim prostitucioni me të mitur i kryer në bashkëpunim.
/tvklan.al