Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, prostitucion dhe drogë nga Holanda
Një organizatë kriminale shqiptare është shkatërruar nga policia italiane në Milano. Autoritetet e shtetit fqinj kanë lëshuar 14 urdhër-arreste, ndërsa grupi merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria dhe Holanda.
Gjithashtu shqiptarët drejtonin dhe prostitucionin në zonë. Hetimet nisën në janar të vitit 2015. Fitimet që merrnin nga shfrytëzimin i vajzave shqiptare, rumune apo moldave, anëtarët e grupit kriminal i përdornin për tregtinë e drogës. Operacioni i policisë italiane u kodua “Toka jonë”./ tvklan.al
Në përditësim…