Shkatërrohet organizata e shqiptarëve që prostituonte femra në Itali


Shkatërrohet organizata e shqiptarëve që prostituonte femra në Itali

18:39 21/12/2017

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe ka arrestuar 5 shqiptarë.

Nga aksioni i zhvilluar në Torino u arrestuan edhe 15 vajza shqiptare, rumune dhe moldave të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion nga grupi i shqiptarëve. Mediat italiane nuk kanë bërë me dije emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Para hetuesve, disa prej vajzave treguan se kishin dëshirë të largoheshin, por frikësoheshin nga shqiptarët që i shfrytëzonin. Fatmirësisht, ndërhyrja e Karabinierëve i dha fund makthit të vajzave.

/tvklan.al






Të ngjashme