Shkel “arrestin e shtëpisë” dhe takohet me një person të armatosur (Video)
Dy persona janë arrestuar në Lezhë, njëri prej të cilëve kishte thyer masën e arrestit shtëpiak kurse tjetri posedonte armë pa leje. Dy të arrestuarit me iniciale E.N. 24 vjeç dhe N.K. 28 vjeç po udhëtonin së bashku me makinë në aksin Rrëshen – Milot. Uniformat blu ndërhynë duke bllokuar mjetin dhe arrestuan në flagrancë dy të sipërpërmendurit.
24-vjeçari ishte me masë sigurie arrest shtëpi dhënë nga Gjykata e Lezhës më 10 Prill 2019, të cilën e kishte shkelur. Kurse 28-vjeçari me iniciale N.K., i cili ndodhej pasagjer në mjet, posedonte një pistoletë pa leje me 5 fishekë.
Ndaj tyre u referuan materialet për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe armëmbajtje pa leje.
/tvklan.al