Shkeljet, arrestohen 11 shoferë. Pezullohen 44 leje drejtimi
Vetëm gjatë fundjavës policia pezulloi 44 leje drejtimi, gjysma e tyre për drejtim e mjeti nën efektet e alkoolit.
Sipas uniformave blu, 11 drejtues automjetesh janë arrestuar, pasi janë kapur në gjendje të dehur apo edhe pa leje drejtimi.
Nga masat e policisë nuk mungojnë edhe ndëshkimet për përdorimin e telefonit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe shkeljen e semaforit.
Ndërkaq janë vendosur edhe 209 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit./ TV KLAN