Shkeljet dhe gjendja e mjeteve, shkak për aksidentet
Shkeljet dhe gjendja e mjeteve, shkak për aksidentet
Shpërndaje
15:39 09/02/2014Mosrespektimi i normave të shpejtësisë është një nga shkeljet me të cilat përballen më së shumti punonjësit e policisë së autostradave. Por ky nuk është i vetmi shkak që çon në humbje të kontrollit në rrugë apo devijim të automjetit në korsinë e kundërt.Shumë drejtues automjetesh nuk e limitojnë shpejtësinë edhe kur rruga është e lagur apo kur shikimi nuk është i përshtatshëm për shkak të motit të keq.Edhe në akset nacionale, policia vijon aksionin e gjobave për drejtuesit e automjeteve që kapen me shkelje. Vetëm në muajin janar polcia rrugore e Lushnjës ka vendosur mbi 2 mijë gjoba.