Shkëlqim Meta, intervistë (10 Tetor 1999)
Intervistë me kandidatin për kryetar të Partisë Socialiste, zotin Shkëlqim Meta.
Shkëlqim Meta: Me pak fjalë them se ne kemi shumë punë për të bërë si në drejtim të partisë dhe shteti ka shume probleme që duhen zgjidhur urgjentisht që partia të krijojë një frymëmarrje të re dhe një fytyrë të re. Po kështu njëkohësisht dhe pushtetin që është pasqyra e partisë do të marrë një pamje të re të jetë më energjik sidomos në zbatim të respektimit të militantëve profesionistë që PS fatmirësisht i ka me shumicë, por fatkeqësia tjetër që nuk i ka evidentuar dhe nuk i ka vënë në punë. Në këto rrethana shumica më e madhe është fatkeqësi që vazhdojnë të enden nëpër rrugët e botës intelektuale të mirëfilltë që nuk kanë gjetur vendin dhe përkrahjen e duhur dhe enden nëpër rrugët e botës duke shitur krahun e lire të punës. Kjo është fatkeqësia më e madhe për mua, ikja e intelektualeve nga Shqipëria.
Gazetarja: Si e ndjeni veten përballë konkurimit të dy të mëdhenjve të PS, Nanos dhe Majkos?
Shkëlqim Meta: E ndjej shumë të qetë, shumë të sigurtë, të paktën nga puna paraprake që kam bërë deri tani dhe shpresoj gjithmonë tek fitorja. Unë gjithmonë, gjithçka në punën time 8 vjet si politikan shërbimin e kam bërë gjithmonë fitore. Deri tani kam fituar kështu që shpresoj dhe këtë radhë të fitoj.
Gazetarja: Realisht shpresoni në një fitore tuajën duke sfiduar Nanon dhe Majkon?
Shkëlqim Meta: Po, po shpresoj realisht në një fitore timen sepse puna ka qënë e mirë e pranueshme me gjithë vështirësitë e mëdhaja që kam pasur në lëvizjen, kontaktet me njerëzit sepse gjithçka e kam përballuar privatisht me miqtë dhe shokët e mi që fatmirësisht më janë gjendur këto ditë dhe momente të vështira për mua, për gjendjen që unë jam aktualisht.
Gazetarja: Nëqoftëse do të ndodhë e kundërta cili do jetë pozicioni juaj?
Shkëlqim Meta: Nëqoftëse do të ndodhë e kundërta nuk ka ndodhur asnjë hata e madhe në fund të fundit shumica vendos, dhe vendimi i shumicës është i zbatueshëm për të gjithë ne anëtarët e tjerë të PS. Unë do të vazhdoj në pozicionin tim që jam, do militoj në radhët e kësaj partie. Nuk ka për të ndodhur asnjë gjë. Gjithçka do rrjedhë krejt normalisht.