Shkëlqim Muça, sport intervistë (20 Korrik 1999)
Intervistë me trajnerin e futbollit Shkelqim Muça.
Shkëlqim Muça: Gjatë kësaj jave ne kemi marrë masa për ato difekte që paraqitëm në ndeshjen e parë plus dhe për vetë specifikën që ka ndeshja e dytë që do jetë një ndeshje më shumë sulmuese. Prandaj kemi marrë masa për këtë lloj loje. Kemi vendosur dhe lojtarët nëpër vende të tilla që mendoj më shumë për sulmin. Kemi përcaktuar dhe formacionin. Përfundimisht Dabulla nuk do luajë prapë. Në vendin e tij do luajë Gallo dhe i avancuar në sulm përkrah Ishës do jetë dhe Cocli. Bashkë me … që do të bëhet një treshe sulmuese. Mendojmë që dhe me mesfushorët të fuqizojmë sulmin, të ndihmohet dhe të ketë një qëllim. Ekipi duhet të sulmojë për të barazuar në fillim rezultatin dhe pastaj….
Gazetari: A është bërë diçka ose si është gjendja nga ana psikologjike, morale e ekipit?
Shkëlqim Muça: Në këtë aspekt punohet paralelisht sepse pa u ngarkuar ekipi shumë sepse dihet që specifika e Kupës e këtyre ndeshjeve në eleminim është e tillë që me një gol në fushë kundërshtare mund të eleminohesh dhe ne do ta kemi shumë të vështirë. Prandaj kemi punuar dhe për këtë.
Gazetari: A ka arritur Tirana në nivelin e saj optimal për këtë ndeshje?
Shkëlqim Muça: Nuk mund të themi që jemi në gjendje optimale 100% sepse vetë faza përgatitore e probleme të tjera, por jemi munduar që të jemi sa më afër kësaj dhe mendoj se jemi sa më afër gjendjes optimale, pavarësisht nga plotësimi i ekipit që akoma nuk është plotësuar siç duhet. Megjithatë ne kemi qënë të ndërgjegjshëm dhe të bindur që me këtë grup lojtarësh do ta përballojmë këtë aktivitet./tvklan.al