Shkëlzen Gashi shënon, por Colorado humbet
Shkëlzen Gashi shënoi golin e pestë sezonal me Colorado Rapids, por nuk arriti të ndihmonte ekipin e tij të fitonte. Gashi realizoi që në minutën e pestë ta sfidës, por në fund festuan lojtarët e Real Salt Lake.
Takimi u mbyll me rezultatin 2 – 1, duke bërë që Colorado Rapids të dështonte për të tretën ndeshje radhazi, ku ka grumbulluar 2 pikë nga 9 të mundshmet. Ekipi nga Denveri pas 25 takimesh zbriti në vendin e tretë në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit.
Ky pozicionim vlen për play off që të dërgon në finale. Megjithatë Colorado Rapids, ku aktivizohet Shkëlzen Gashi, ka edhe 9 takime deri në fund të sezonit të rregullt. Sulmuesi i Kombëtares është shënuesi më i mirë te Colorado, ku u transferua Shkurtin e kaluar.
Tv Klan