Shkencat ligjore në Shqipëri – (2 Nëntor 1999)


Shkencat ligjore në Shqipëri – (2 Nëntor 1999)

15:11 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shkencat ligjore në Shqipëri, niveli i tyre aktual dhe perspektiva e zhvillimit diskutohen sot në Konferencën e katërt Kombëtare. Konferencë e veçantë që përveç pjesmarrësve nga Shqipëria fton dhe nga vende të ndryshme të botës. Tematika e saj është e profilizuar, lufta kundër krimit nga pikpamja shkencore.

Opinioni publik është i interesuar ta parandaloje fenomenin krim nëpërmjet provave shkencore dhe mjeteve teknike. Sot beëhet një ekspoze e arritjeve në këtë fushë për 50 vite. Organet e drejtësisë dhe të policisë, mbarë institucionet dhe organizmat e angazhuara në luftën kundër krimit, përmes kumtesave dhe referimeve njihen me nga afër me zbatimin e metodave të reja në fushën e shkencave ligjore.

Specialist shqiptarë në fushat përkatëse mjeksi ligjore, kriminalistikë, psikiatri, gjyqësor, janë bërë barrier e fuqishme me argumenta shkencore në parandalimin edhe luftën kundër krimit. Estref Myftari shef i laboratorit kriminalistik sqaron:

Estref Myftari, Shef i Laboratorit Kriminalistik:- “Sot kërkohet që provat shkencore në krahasim me provat e gjalla që quajmë neve thënie të dëshmitarëve të pandehur, marrin prioritet, janë më të besueshme, janë më të sakta, më të pa manipulushme. Ndërsa provat e gjalla për shkak të situatës së përgjithshme tek neve por dhe në botë në krahasim me provat shkencore janë gjithmonë në një rënie”.

Është parë prioriteti i provave shkencore edhe nëpër botë, pasi për shkak të situatës provat e gjalla janë në rënie. Ndaj duhet të zënë më shumë vend provat shkencore në procesin penal sesa në atë civil./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme