Shkencëtarët e rinj, konkurs në kolegjet turke


Shkencëtarët e rinj, konkurs në kolegjet turke

16:05 27/02/2014 konkurs750 nxënës të kolegjeve turke janë bërë pjesë e konkursit të shkencës dhe inxhinierisë, të organizuar në kolegjin Turgut Ozal. Të organizuar në grupe ata kanë paraqitur 512 projekte, shkencore.

Faza e parë ka seleksionuar 256 projekte finalistë, të cilat janë prezantuar para jurisë. Fituesit morën medalje, ari, argjendi  dhe bronxi.

2 projektet fituese të vendit të parë në shkencë dhe shkenca kompjuterike do ta vazhdojnë më tej ëndrrën e tyre, me prezantimin në konkursin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në muajin maj.

Në të njëjtin aktivitet u ndanë edhe çmime për nxënësit fitues në  konkursin e artit dhe letërsisë.





Të ngjashme