Shkencëtarët zbulojnë diçka të pabesueshme poshtë ishullit
Shkencëtarët kanë zbuluar një “kontinent të harruar” gjigand të quajtur Mauritia, i fshehur poshtë ishullit të Mauritius.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, besohet se kjo masë prehistorike toke u zhduk në oqean kur Madagaskari dhe India u ndanë nga njëra – tjetra. Fatkeqësisht, kjo botë e humbur nuk ka gjasa që të ketë qenë shtëpi e civilizimit mitik të Atlantis, pasi u zhduk më shumë se 84 milionë vite më parë. [caption id="attachment_253798" align="aligncenter" width="750"] Kontinenti i varrosur nën Mauritius, më shumë se 80 milionë vite më parë[/caption] Shkencëtarët ishin në gjendje të parashikonin prezencën e kësaj mase të shkrirë, duke analizuar kristale të lashta zirkoni, që rezultuan më të vjetra se vetë Mauritius."Toka është e përbërë në dy pjesë, kontinentet, që janë të vjetra dhe oqeanet, që janë të ‘rinj’",
shpjegon shkencëtari Lewis Ashwal.“Mauritius është një ishull dhe nuk ekzistojnë gurë më të vjetër se 9 milionë vite në ishull. Megjithatë, duke studiuar gurët në të, zbuluam se zirkonët janë rreth 3 miliardë vite të lashtë”,
tha Ashwal më tej. [caption id="attachment_253799" align="aligncenter" width="960"] Profesori Lewis D. Ashwal duke studiuar gurët në Mauritius[/caption] Kjo botë ishte dikur shtëpi e një mase toke gjigande të quajtur Pangea, që dalëngadalë u shpërbë, duke formuar kontinentet që njohim sot. Besohet se Mauritia ishte pjesë e një superkontinenti edhe më të madh të quajtur Gondwana, që u bashkua me Pangea dhe më pas u nda për të formuar Amerikën e Jugut, Antarktikën, Afrikën, Madagaskarin dhe Australinë. /tvklan.al