Shkencëtarët zbulojnë diçka të pabesueshme poshtë vullkanit


Shkencëtarët zbulojnë diçka të pabesueshme poshtë vullkanit

09:00 10/11/2016

Shkencëtarët kanë zbuluar një rezervuar uji të fshehur nën një vullkan në Ande, 15 kilometra poshtë.

Grupi i ekspertëve beson se mund të ketë më shumë liqene të tillë të çuditshëm, që ndodhen nën vullkanë nëpër planet dhe se ato mund t’i vijnë në ndihmë për të zgjidhur misterin sesi dhe pse shpërthejnë vullkanët.

Ky trup gjigant uji u zbulua nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bristol në Britaninë e Madhe, të cilët po hetonin për një “anomali” nën vullkanin e fjetur Uturuncu, në andet boliviane.

Teksa po bënin ekzaminime, ata zbuluan këtë trup uji me volum gati 1.5 milionë kilometër kub, e krahasueshme me volumin e Lake Superior, më i madhi i Amerikës Veriore.

Por ndryshe nga uji i një liqeni të zakonshëm, ky rezervuar i pagëzuar me emrin trupi magmatik Altiplano – Puna ka një temperaturë prej 1000 gradë Celcius dhe është i përzier me gurë të shkrirë. Shkencëtarët besojnë se mund të ketë fuqinë për ta bërë një vullkan edhe më eksploziv.

Më e rëndësishmja është se Altiplano – Puma mund të ngadalësojë valët sizmike dhe prodhon energji, ndryshe nga magma që nuk është e përzier me ujë./tvklan.al






Të ngjashme