Shkëndija Turqi-ShBA rreth operacioneve në Siri
Turqia ka anashkaluar kritikat e SHBA-ve rreth operacioneve ushtarake në Siri dhe ka vijuar sulmet ajrore ndaj ISIS dhe militantëve kurdë.
Uashingtoni akuzoi Ankaranë se po përndjek forcat kurde, por një deklaratë e tillë u cilësua si e “papranueshme” nga autoritetet turke, të cilat thirrën ambasadorin amerikan për t’i kërkuar shpjegime. /TV KLAN