Shkëputet një tjetër shkëmb në Torovicë


Shkëputet një tjetër shkëmb në Torovicë

11:09 21/11/2018

Rënia e gurëve ka vijuar edhe sot në Torovicë të Lezhës. Shirat e rënë gjatë natës kanë sjellë shkëputjen e një tjetër shkëmbi nga mali që fatmirësisht ka ndaluar në rrugë në një kohë kur nuk kalonin mjete.

Shkëmbi ka rënë në kilometrin e 4-t të rrugës Balldre – Torovicë shumë pranë banesave që ndodhen në këtë zonë. Situata vijon të jetë e frikshme në këtë zone, ndërsa ende nuk ka asnjë masë.

Ditën e martë, dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese. Për fat nuk pati të plagosur, por për pak ngjarja mund të kthehej në një tragjedi. Pesë anëtarët e familjes u traumatizuan pasi kujtojnë ngjarjen e një viti më parë, kur vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve./abcnews.al






Të ngjashme