20:59 10/04/2014Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune hetimore prej 2 muajsh kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të minave me telekomandë.Gjate këtij operacioni u bllokuan 4 mina, 6 copë kapsolla elektrike, , 4 pistoleta, fishekë dhe 1 silenciator. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit, Pjetër Babaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Tre heronjtë” të Shkodrës dhe Lulëzim Tosëna, 36 vjeç, banues në lagjen “29 nëntori” të këtij qyteti.