18:05 15/05/2014Një 24-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në fshatin Hot i Ri në Komunën Rrethina të Shkodrës mesditen e së enjtes.Viktima quhet Altin Koçeku ndërsa autori është 17-vjeçari Alban Lulashi.Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e fshatit pas një konflikti të çastit.Koçeku ka qenë i ulur në një tavolinë dhe është qëlluar disa herë nga Lulashi. Mësohet se në ato momente nuk kishte klientë të tjerë përveç punonjësve dhe viktimës.Ky i fundit është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale por pa sukses pasi plumbat kishin prekur organet jetësore.Policia vuri në pranga 17-vjeçarin e dyshuar si autori i kësaj ngjarje ndërsa shpalli në kërkim një tjetër person që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.TV KLAN