Shkodër, energjia elektrike – (21 Nëntor 1999)


Shkodër, energjia elektrike – (21 Nëntor 1999)

09:47 21/11/1999

Arkiva lajme – Tv Klan 1999

Fillon ndërprerja e energjisë për individët dhe subjektet që nuk paguajnë në Shkodër. Drejtuesit e filialit energjitik kanë filluar marrjen e masave për përdorimin efektiv të energjisë elektrike. Gjithashtu do të filloje edhe prerja e linjave të dyfishta. Ndërkohë duket se po përmiresohet furnizimi i banorëve të Shkodrës me energji elektrike nëpërmjet Hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Ky përmirësim ka ardhur nga shtimi i sasisë së ujit në basenet e Hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Rreshjet e diteve të fundit kanë shtuar rreth 1 metër në ditë nivelin e ujit. Megjithatë në Shkodër do vazhdojë të ngelet problem shqetësues furnizimi me energji elektrike nëse përveç ndriçimit ajo do përdoret edhe për nevoja të tjera.

Ndoshta ulja e tarifës së gazit do ndikojë për qytetarët shkodranë të eleminojnë përdorimin e energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme