Shkodër ,gjendja e qytetit një ditë pas trazirave (11 Nëntor 1998)


Shkodër ,gjendja e qytetit një ditë pas trazirave (11 Nëntor 1998)

10:49 11/11/1998

Shkodra ka përjetuar një ditë të qetë dhe pa trazira por frika dhe ankthi i përjetuar një ditë më parë duket ende në sytë e qytetarëve shkodranë. Rrugët sot kanë patur më pak lëvizje dhe që në orët e para të mëngjesit sheshi i qytetit dhe rruga mes Prefekturës dhe Bashkisë nuk ka patur më prezencën e njerëzve të armatosur. Policia e Shkodrës dhe Forcat Speciale të mbërritura nga Tirana, kanë patrulluar nëpër hyrjet e qytetit dhe postblloqet e vendosura kanë kontrolluar çdo makinë. Komisaritet e policisë kanë qënë në gatishmëri të lartë. Zëvëndesminisitri i Rendit Celibashi i shoqëruar nga Shefi i Përgjithshëm i Policisë së Rendit Albert Dervishi kanë mbërritur në Shkodër për të parë më afër situatën dhe në një mbledhje të zgjatur prej disa orësh, janë dhënë urdhra që rendi të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të goditen grupet e armatosura.

Pamje policie dhe forcat speciale kontrolle në Shkodër./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme