Shkodër, helmohen fëmijët e jetimores (23 Qershor 1999)


Shkodër, helmohen fëmijët e jetimores (23 Qershor 1999)

11:43 23/06/1999

Mëngjesi i së Dielës ka gjetur 50 fëmijë të jetimores së Shkodrës me dhimbje barku dhe diarre. 70 fëmijët e jetimores në Shkodër, të ushqyer me pure kanë përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve. Analizat e bëra kanë treguar se 50 fëmijët e moshës nga 6 deri në 14 vjeç kanë qënë helmuar nga vezët.

Është ky rasti për të treguar që ushqimi i prishur dhe i pakontrolluar rrezikon jetë njerëzish. 50 fëmijët që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën kërkojnë me të drejtë kujdes dhe kontroll jo vetëm të vezës, por dhe të mishit, qumështit dhe produkteve të tjera, që nëse nuk plotësojnë parametrat shëndetësore për konsumim nuk duhen shitur dhe përdorur./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme