Shkodër, kosovarët (12 Korrik 1999)
Është stacioni i trenit në Mjedë vendi i grumbullimit të kosovarëve që vijnë nga Shkodra për tu nisur drejt Kukësit e më pas në vendet e tyre. Çdo ditë këtu grumbullohen 700 deri 900 vetë dhe ka ditë që numri arrin në dy mijë vetë. Nga Prefektura e Shkodrës janë larguar 37 mijë kosovarë, 32 mijë të cilëve në mënyrë të paorganizuar. Qeveria Shqiptare ka ngritur një kamp në Mjedë i cili u garanton kosovarëve strehim, ushqim dhe fjetje si dhe organizohen mësime se si mund të ruhen nga minat dhe armët e tjera që mund të gjejnë në tokën e tyre./tvklan.al