Shkodër, kosovarët rikthehen në vendet e tyre (5 Korrik 1999)
Ka nisur dhe në qytetin e Shkodrës procesi i rikthimit të kosovarëve. Ka filluar nisja e organizuar në drejtim të Kukësit e cila po kryhet nga Prefektura në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe UNHCR-në. Sipas Kryebashkiakut Boriçi, nisja e kosovarëve po bëhet me lista të rregullta dhe është 500 numri i atyre që nisen çdo ditë.
Nga 4600 nxënës të regjistruar në shkollat verore kanë mbetur më pak se 1 mijë ata që vijojnë mësimin. Në shkollën më të madhe verore në Veriun Shqiptar të improvizuar në mjedisin e kampit të Duhan- Cigares nga 829 nxënës që frekuentonin shkollën kanë mbetur 75. Gjithashtu nga data 7 Qershor nuk është paguar asnjëri prej mësuesve. Mësuesit tregojnë se janë paguar vetëm për fazën e rehabilitimit./tvklan.al