Shkodër/ Mallra kontrabandë, arrestohet 51-vjeçari
Një person është arrestuar ditën e sotme për “kondrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar. D.P.V. Shkodër është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Arben Lopci, 51-vjeç banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 105 (njëqind e pesë) steka me cigare me nga 10 paketa secila 1050 ( njëmijë e pesëdhjetë) paketa gjithsej , të markave të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ” Kondrabanda me mallra që paguhet akcizë “, parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal./tvklan.al