Shkodër, manifestimi ndaj krimit (21 Korrik 1999)


Shkodër, manifestimi ndaj krimit (21 Korrik 1999)

17:38 21/07/1999

Në pasditen e djeshme disa gra, nëna dhe motra shkodrane tentuan të sfidojnë hapur krimin dhe dhunën. Me pankarta në duar dhe me shirit të zi në krahë, përfaqësueset e femrës së emancipuar shkodrane filluan procesion e tyre nga Xhamia. Me qirinj në duar ndalesën e parë e bënë përballë shtëpisë së 20 vjeçarit Filip Kallmi që u vra me 12 Korrik dhe më pas drejt Katedrales.

Dhe së fundi ndaluan tek rrugica ku kishte shtëpinë 19 vjeçarja Ardita Leka e vrareë dhe ajo në të njëjtën ditë me Filip Kallmin. Qëllimi i këtij procesioni ishte për ti thënë ndal krimit dhe dhunës, që po e kthejnë qytetin tonë në një Palermo të dytë thanë ato. Edhe pse ishin lajmëruar nga mjetet e informimit pushtetarët vendore e politikanë nuk morën pjesë në këtë procesion./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme