Shkodër/ Policia rrethon në banesë autorin e vrasjes
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori” ku mbeti i vrarë një person.
Njoftimi i policisë
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe Dritan Ymeri ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ilir Aliaj, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi Ilir Aliaj 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.
Autori i dyshuar shtetasi Dritan Ymeri sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.