Shkodër, priten telat e energjisë – (11 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Task Forca fillon punë edhe në Shkodër. Qyteti rekord për prodhimin e energjisë elektrike, rekord dhe për furnizimin e saj në dimër, rekord dhe për mos pagimin e faturave. Që nga Shtatori po përballet me presionin e hapur të punonjësve të elektrikut për të paguar energjinë që harxhon. Ka qenë një urdhër i firmosur nga drejtori i ndërrmarjes elektrike të Shkodrës Brahim Huti që ka mobilizuar puntorët e tij të mbështetur nga policia.
Grupet e shpërndarë në të gjithë qytetin po punojnë intesivisht duke u ndeshur dhe me qyteatrë të cilët në rast mospagimi duke u përballur me uniformat blu pranojnë këputjen e telave të korentit nga elektricistët. Ky veprim është masa e fundit për të bindur shkodranët që të paguajn thekson drejtori Huti.
Që nga Janari i këtij viti çdo familje do të paguaj 1200 lekë në muaj pavarësisht nga konsumi. Për faturat e para të Janarit është vendosur që ato të ngrihen për një farë kohe. Pika më e fortë e këtij aksioni është padyshim mbështetja që po i jep policia./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj