Shkodër, refugjatët kosovarë – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fluks i gjatë refugjatësh kosovarë ka mbërritur ditët e fundit në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Të shpërngulur nga Kosova ditë më parë, pasi kanë qëndruar në Malin e Zi janë nisur drejt tokës shqiptare. Rreth 2500-3000 të shpërngulur mbrijnë çdo ditë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Menjëherë pas mbrritjes të ardhurit nga Kosova nisen drejt Shkodrës, popullsia e së cilës është rritur 20%. Ndërsa një pjesë e tyre nuk preferon të qëndroj në qytetin verior duke vazhduar kështu drejt Durrësit e Tiranes./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego