Shpërthim tritoli në hyrje të shtëpisë së ish-policit


Shpërthim tritoli në hyrje të shtëpisë së ish-policit

15:30 23/08/2017 https://youtu.be/wvFYpFxCOQs

Ishte ora 4 e mëngjesit të së mërkurës kur një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen ‘Skenderbeg’, të Shkodrës. Një sasi lënde plasëse ishte vënë në këtë godinë banimi 2-katëshe, te dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj, një ish-efektiv policie.

Policia konfirmon se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë së Shkodrës ndërsa në mëngjes edhe ekspertët për lëndët plasëse.

Eksplozivi dëmtoi derën e jashtme dhe korridorin e banesës së ish-policit i cili rezulton me precedentë penal. Rrok Pepaj është dënuar me 5 vite burg, pasi në vitin 2005 u arrestua si një nga 4 personat e një grupi që trafikonte eksploziv nga Mali i Zi.

Ata u kapën me disa bomba me telekomandë të përgatitura në Beograd të futura në Shqipëri përmes Malit të Zi. Burime policore thanë se në 2010-ën ai ka dalë nga burgu dhe prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë problem me policinë. Policia ka nisur hetimet me marrjen në pyetje të 58-vjeçarit Pepaj.

Po hetohet për konflikte të tij të kohëve të fundit, ose lidhje me të kaluarën e tij. /Tv Klan






Të ngjashme