Studentët thyejnë derën e Universitetit
Kjo ka qenë mënyra se si studentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë hyrë në brendësi të ambienteve të godinës së re të Fakultetit tëShkencave të Natyrës.
Edhe ata vetë e konsideruan këtë formë dhune jo të duhurën, por e justifikuan me mos mbajtjen e premtimit që ju është bërë duke i lënë të bëjnë mësim në godinën e vjetër dhe mjediset e reja mbahen të mbyllura.
Ata janë përballur me Rektorin e Universitetit, i cili paralajmëroi se ata që prishen pronën e përbashkët do të ndëshkohen
Godina ku studentët u futen me dhune është ndërtuar e re dhe pritet që në të të zhvillojnë mësim Fakulteti Ekonomiku dhe Juridikut.
Tv Klan