Shkodër, të pastrehët e piramidave – (15 Shtator 1999)


Shkodër, të pastrehët e piramidave – (15 Shtator 1999)

16:19 15/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të pastrehët Shkodran të Piramidave tani me shtëpi. Qeveria greke ka akorduar një fond prej 116 milion lekësh i cili do të përdoret si kredi rreth 120 familje të këtij qyteti që humbën paratë nga shitja e shtëpive nga firmat piramidale. Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ka shqyrtuar në mbledhjen e tij të fundit se si dhe kujt do ti jepeshin kredi nga ky fond i vënë në dispozicion nga qeveria greke.

Pas diskutimeve të shumta është vendosur që në fillim të përfitojnë kredi gjashtë familje të cilat kanë dokumentacionin më të rregullt mes 120 të paraqiturave. Paratë e humbur nëpër firmat dhe fondacionet piramidale vazhdojnë të krijojnë probleme të mprehta sociale të cilat zgjidhen me shumë vështirësi.

Ndërkaq një problem tjetër i mpreht mbetet edhe strehimi i rreth katër mijë familjeve të tjera të rregjistruara si të pastreha që nga viti 1990. Askush nuk është kujtuar për to deri më sot dhe nuk dihet nëse këto familje do të përfitojnë nga foni i 116 milion lekësh i qeverisë greke./tvklan.al






Të ngjashme