Shkodër, vritet me armë zjarri një person, plagosen dy të tjerë


Shkodër, vritet me armë zjarri një person, plagosen dy të tjerë

21:36 06/06/2014 PoliciaNjë person ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Bahçallëk”, pranë tregut të makinave, ku një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri drejtë lokalit ku ndodhej viktima dhe 2 të plagosurit.

Emri i viktimës mësohet se është Enver Barbullushi ndërsa të plasogurit janë djali i Barbullushit, Samet Barbullushi si dhe Nazir Shega. Ata u dërguan me urgjencë në spital por fatkeqësisht Enver Barbullushi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Ndërkohë 2 të plagosurit e tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

tvklan.al





Të ngjashme