Shkodër/50 –vjeçari plagos vëllain dhe kunatën


Shkodër/50 –vjeçari plagos vëllain dhe kunatën

14:50 17/08/2016

Në Shalë të Shkodrës, një 50-vjeçar me probleme mendore ka plagosur me armë zjarri vëllain e tij dhe kunatën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11 e 40 minuta, në fshatin Ndërlysë, ku shtetasi Lekë Ballza, babai i pesë fëmijëve  jetonte në shtëpinë e vjetër të familjes, nën një kulm me shtëpinë e vëllait .

Pasi ka hyrë i armatosur në shtëpinë e vëllait Kond Ballza, ka gjetur aty kunatën e tij 41-vjeçaren, Drande Ballza dhe i ka thënë “çfarë kërkon në shtëpinë time” dhe e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, në ato momente i vëllai i cili ka qenë jashtë kur ka dëgjuar krismën, ka hyrë brenda në shtëpi dhe në ato moment 50-vjeçari ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke e plagosur edhe këtë në këmbë.

shkoder logo 2

 

Për shkak të terrenit të thyer malor, Kond Ballza 48 vjeç dhe Drande Ballza 41 vjeç janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku janë aktualisht nën përkujdesje mjekësore.

Ndërsa autori i cili fillimisht u fsheh në zonën malore të Shalës, mësohet se është vetëdorëzuar në polici.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta brenda familjes.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së shkalles së parë Tiranë, për veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtje pa leje".

Tv Klan





Të ngjashme