Shkodra: Mbështetje produkteve vendore


Shkodra: Mbështetje produkteve vendore

23:58 21/04/2020

“Qeveria të ulë taksat, pas pandemisë nevojitet reformë e thellë ekonomike”

Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë i bën thirrje qeverisë që situata e krijuar nga Covid-19 të shërbejë si një reflektim për reforma të thella në ekonominë shqiptare pas kapërcimit të kësaj situate, për ta orientuar atë në sektorët e duhur qe na lidhin me shumë me ekonominë botërore.

“Nëse do kemi një pandemi të dytë s’besoj se një ekonomi si e jona i reziston. Kjo situatë duhet t’i sjellë në vëmendje çdo politikani. Duhet të jetë ekonomi që të bazohet tek resurset për të treguar si ekonomia jonë i shërben ekonomisë shqiptare dhe botërore. Ekonomia shqiptare të jetë më elastike pasi sipas tij mënyra klasike që kemi vijuar deri më sot duhet riparë mbi 50%”, thotë Arben Shkodra.

Në një intervistë për Emisionin Pro Business, Sekretari i Përgjithshëm i Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra thotë se paketa e dytë ekonomike ndihmon bizneset që plotësojnë kriteret, por duhen mbështetje të tjera pasi faktorët e jashtëm të rrezikut janë present.

“Dua të them që masat ekonomike janë akoma për të ardhur. Industritë prodhuese do të përballen me dy faktorë rreziku; përgjigjia e tregjeve të jashme për importet e lëndës së parë dhe tjetra është përgjigjia e tregjeve jashtë për eksportet tona. Nëse tregjet jashtë nuk përgjigjen do ndjejmë jo më efekt masash shtrënguese por efekt të një krize globale që mund të nisë në vijim”.

Qeveria, sipas Shkodrës, duhet t’i japë prioritet produkteve vendase duke ulur taksat që të bëhen më konkurruese për xhepat e konsumatorëve.

Thirrje bëhet për bashkëpunimin më të ngushtë ekonomik me Kosovën.

Klan Plus






Të ngjashme