Shkoi tek dentisti për kontroll rutinë…


Shkoi tek dentisti për kontroll rutinë…

12:12 08/03/2017

Një adoleshente përfundoi “pa fytyrë” pasi u infektua nga një bakter që ushqehet me mish, pas një kontrolli rutinë tek dentisti.

18 – vjeçarja Suth Ret nga Kamboxhia u prek nga një infeksion i rrallë i njohur si 

necrotizing fasciitis,

pas gjatë muajit Dhjetor vajti tek dentisti për të hequr një dhëmb.

Duke qenë se plaga nuk kurua në kohë, bakteria që ekzistonte në fytin e saj gjeti rrugën për të hyrë në enët e gjakut të së resë.

Dhe kjo do të thotë se ky mikrob nisi ta dëmtojë atë nga brenda, duke çuar deri në dëmtimin e lëkurës në anën e djathtë të kafkës.

Siç shkruan

DailyMail

, javën e shkuar ajo u dërgua me urgjencë në spital, në Phnom Penh teksa peshonte vetëm 38 kilogramë.

Ajo vijon të luftojë për jetën. Mjekët që po përpiqen që të parandalojnë që infeksioni të përhapet më tej në fytyrën e adoleshentes.

Ekspertët shpjegojnë se bakteri që mund të shkakojë këtë lloj infeksioni jeton në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut. Pavarësisht se normalisht nuk shkakton asnjë problem, në raste të rralla mund të çojë në këtë gjendje vdekjeprurëse, nëpërmjet enëve të gjakut apo një plage./tvklan.al





Të ngjashme