Shkolla e re – (8 Korrik 1999)


Shkolla e re – (8 Korrik 1999)

11:49 08/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të përfundoj shkolla deri në Shtator dhe të mos ndryshoj destinacioni i saj në shkolla të mesme, përndryshe në prindërit bashkë me fëmijët do të bllokojmë shkollën. Është ky ultimatum i 200 prindërve të lagjes së Almakut kanë përcjellë në Ministrinë e Arsimit me anën e një pedicioni.

Sipas pedicionit në rrugën e këpucëve afër Almakut po përfundon një shkollë e re 8-vjeçare, e cila ka nisur të ndërtohet para katër vjetësh. Në pritje të fillimit të shkollës këta prindër ngrenë shqetësimin për një ndryshim të mundshëm të destinacionit të shkollës nga 8-vjeçare në të mesme.

Lidhur me këtë problem përgjegjësja e sektorit të statistikës dhe informacionit në Drejtorinë Arsimore, zonja Iskra Miftari thotë:

Iskra Miftari:- “Ajo është shkollë 8-vjeçare e projektuar që në fillim, e ndërtuar nga SOROS-i dhe në s’kemi asnjë të drejtë ti ndërtojmë destinacionin. Ajo do të jetë vetëm shkollë 8-vjeçare. Në rast se do të krijohet mundësia me lëvizjen e nxënësve në ish-shkollën “Ahmet Gashi”, për disa klasa të vendosjes së shkollës së mesme do të ishte një gjë shumë e mirë”.

Duke ju drejtuar shkollës që është në përfundim e sipër morëm dhe një prononcim të drejtuesit teknik të firmës zbatuese, zotit Darvin Doraci.

Darvin Doraci:- “Shkolla është 8-vjeçare. Dërrasat e zeza janë muntuar me lartësinë nga toka e parashikuar për fëmijë të ciklit të ulët dhe ciklit të lartë. Aparatet hidrosanitare janë të montuara gjithashtu për fëmijë. Kati i parë është për ciklin e ulët, ndërsa dy katet e siperme janë për cikli e lartë. Po kështu dhe pajisjet karrike tavolina kanë ardhur në përshtatje me këto mosha”./tvklan.al  






Të ngjashme