Shkolla industriale Fier në gjendje skandaloze – (31 Mars 2001)


Shkolla industriale Fier në gjendje skandaloze – (31 Mars 2001)

10:58 31/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas më shumë se 25 vjetësh shkolla e mesme industriale “Petro Sota” në Fier është braktisur nga drejtoria arsimore. Kjo është e vetmja fjalë për të përshkruar këtë shkollë të katandisur si mos më keq. Drejtoria arsimore nuk ka dhënë asnjë fond për shkollën ku aktualisht mësojnë 700 nxënës, të arsimit të përgjithshëm mekanik, elektrik dhe të ndërtimit. Brenda dhe jashtë duken menjëherë ambientet e shkatërruara. Drejtoresha e shkollës nuk u prononcua, por ishin vetë nxënësit të cilët protestuan për këtë gjendje skandaloze./tvklan.al






Të ngjashme