Shkolla Kajo Karafili hap dyert për nxënësit


Shkolla Kajo Karafili hap dyert për nxënësit

20:00 15/12/2020

U rindërtua pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit

Një vit pasi tërmeti i 26 Nëntorit e shkatërroi shkollën Kajo Karafili në Shijak, një tjetër shkollë e përmasave disa herë më të mëdha, është gati të mirëpresë 370 nxënës nga cikli parashkollor deri në arsimin e mesëm.

Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizitoi mjediset e godinës së re. Që në hyrje ai u mirëprit me një lule nga stafi i shkollës, për të cilën Rama tha se do e mbjellë në Kryeministri.

Teksa pa nga afër çdo mjedis të shkollës, Kryeministri u ndal në palestër, ku dha dhe opinionin e tij si basketbollist për një prej nxënësve.

Kajo Karafili është një prej tre shkollave të reja që rindërtohen në Shijak pas dëmtimit nga tërmeti.

Tv Klan






Të ngjashme