Shkolla kosovare në Korçë – (4 Korrik 1999)


Shkolla kosovare në Korçë – (4 Korrik 1999)

10:29 04/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka qenë 270 numri i nxënësve kosovarë, që përfunduan vitin shkollor në kampingun e Lozhanit në rrethin e Korçës. Menjëherë pas vendosjes në këtë kamping së bashku me 18 mësuesit e tyre këta nxënës që i përkasin ciklit 8-vjeçar dhe atij të mesëm kanë rinisur shkollën.

Fillimisht nxënësit dhe mësuesit kosovarë të kampingut të Lozhanit e kanë zhviluar mësimin e tyre në natyrë. Fondacioni AEDP pranë SOROS-it e ka vlerësuar mjaft këtë nisëm të të ardhurve nga Kosova, ndaj dhe ndihma e tyre ka qenë mjaft e madhe.

Pas marrjes së një depoje të madhe nga Drejtoria e Zyrave të Shtetit, fondacioni AEDP e ka kompletuar atë me tavolina, karrige, çanta dhe të gjitha mjetet e nevojshme shkollore për çdo nxënës. Mësimi është zhvilluar në turne. Në fillim nxënësit e fillores dhe 8-vjeçares dhe pas drake nxënësit e ciklit të mesëm.

Një ndihmë të madhe të të ardhurve nga Kosova kanë marrë dhe prej nxënësve dhe mësuesve të fshatit. Sipas mësuesit kosovar Abaz Osmani, që është edhe zv/drejtor i kësaj shkolle, mësimi është zhvilluar normalisht. 11 javët e mësimit ishin të mjaftueshëm për përfundimin e vitit shkollor të lënë përgjysmë./tvklan.al






Të ngjashme