Shkollat e Tiranës gati për sezonin e ri shkollor


Shkollat e Tiranës gati për sezonin e ri shkollor

14:55 05/08/2016

Në vjeshtë Bashkia e Tiranës do të nisë ndërtimin e 20 shkollave të reja, premtim elektoral ky i kryebashkiakut Erion Veliaj që u pasua dhe me një taksë të re të përkohshme për qytetarët e kryeqytetit, atë për arsimin.

Ndërkohë pothuajse të gjitha shkollat ekzistuese, 200 godina arsimore të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm i janë nënshtruar rikostruktimit, për të qenë gati të mirëpresin nxënësit në shtator.

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet në shkollën “Fan Noli”, nga ku premtoi se ambientet sportive të kësaj shkolle nga më të mirat në kryeqytet, do të mund të përdoren dhe nga komuniteti i zonës në orët e pasdites.

Tv Klan






Të ngjashme