Shkollat profesionale – (21 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më shumë shkolla profesionale në mënyrë që të kemi sa më shumë njërëz të gatshëm për të filluar punë edhe pa një shkollë të lartë. Kjo është edhe ideja e zhvillimit të një seminari në shkollën mekanike Durrës midis ministrisë së Arsimit dhe asaj të Punës e Çështjeve Sociale.
Interesimi i bashkëpunimit të dy ministrive është për të parë se sa është arritur për hapjen e këtyre shkollave gjithmonë me ndihmesën e shoqërive të huaja. Hapja e shkollave profesionale ndihet si kërkesë e tregut të lirë të punës. Sa më shumë të rinj që profilizohen në këto shkolla aq më i lehtë është dhe punësimi i tyre.
Në botë 50% e nxënësve ndjekin shkollat profesionale, ndërsa në shqipëri që vështirësia e të gjeturit punë është më e madhe 15% e nxënësve mësojnë në këto shkolla. Vitin që vjen Vlora dhe Shkodra do të jenë dy qytetet para që do të nxjerrin nxënës të kualifikuar për tregun e punës./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti