Shkollat publike do të ofrojnë ushqim


Shkollat publike do të ofrojnë ushqim

15:09 02/03/2017 https://youtu.be/KXkryHVQelI

4 shkolla të arsimit 9 vjeçar në dy bashki të vendit do të ofrojnë edhe ushqim duke filluar nga shtatori. Ministria e Bujqësisë, Ministria e Arsimit, e Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale janë bërë së bashku për të nisur projektin pilot qëllimi i të cilit është një ushqim më i sigurt për fëmijët në shkolla.

Një vit pas pilotimit, ky shërbim do të ofrohet në të gjitha shkollat e vendit. Ai do të jetë falas për kategoritë në nevojë, ndërsa do të shikohen kostot financiare për të vendosur tarifën që do të duhet të paguajnë nxënësit e tjerë./ TV KLAN






Të ngjashme