Shkollat Verore dhe Konventa e të Drejtave për Fëmijët (5 Tetor 1999)
Shkollat verore argëtuese, përvojë pozitive për edukimin e organizuar të fëmijëve gjatë kohës së lirë ndaj duhen parë në vijimësi. Më shumë se kurrë këmbana e kremtimit sot apelon për respekt ndaj të drejtave të fëmijëve. Dita e sotme përkon me 10 vjetorin e përfshirjes së këtyre fëmijëve në një konventë.
Në tryezën mbarëkombëtare të festimit edhe Shqipëria ka vendin e saj. Projekti shumëvjeçar në Konventën e të Drejtave për Fëmijët përfshin edukimin e të drejtave të njeriut në shkollë. Këtë vit Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut ka realizuar funksionimin e 30 shkollave verore argëtuese për fëmijët kosovarë. Andrea Marto, Zëvëndës Ministër i Arsimit shpjegon partneritetin e Ministrisë së tij me OJQ-të.
Andrea Marto: Këtu ne jemi përpjekur me këtë organizatë joqeveritare por dhe mjaft të tjera që të bëjmë një punë mjaft të mirë që t’i lehtësojmë shkollimin dhe edukimin e këtyre fëmijëve. Është një gjë e domosdoshme. Ne themi që në të ardhmen kjo do të zhvillohet si në afate kohore të shkurtra, gjatë fundjavave, mund të bëhet gjatë pushimeve dimërore, mund të bëhet gjatë pushimeve verore. Po sidoqoftë ka mjaft vështirësi. Ne shpresojmë që kjo iniciativë pushimet e ardhshme të gjejë shtrirje më të madhe në të gjithë vendin me fëmijët tanë kësaj radhe.
Trekëndëshi mësues-fëmjë-prindër do më shumë kujdes për fëmijët, garanci për një shoqëri më demokratike për të ardhmen./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti