Shkollat verore për fëmijët kosovarë (13 Maj 1999)
Fillimi i shkollës së verës me 7 Qershor dhe planifikimi për përfundimin e saj me 10 Gusht, kërkon angazhim dhe shpenzime të mëdha. Mjaft gjëra mungojnë ndaj Ministri i Arsimit bën thirrje duke sensibilizuar donatorë të huaj e shoqata joqeveritare që ndodhen në Shqipëri, të ndihmojnë fëmijët kosovarë në këtë rast duke vënë themele për dijen e tyre.
Pas kalimit të fazës së parë që është identifikimi, rezulton shifra 13 mijë fëmijë që kanë nevojë për arsimim. Ministri i Arsimit ka kërkuar bashkëpunim nga donatorët në këtë situatë të vështirë.
Bërja me tekste e këtyre fëmijëve në kohë rekord në mënyrë që në javën e parë të Qershorit t’i kenë në duar ato. Kjo është më emergjentja në këtë shkollë verore por dhe për Shtatorin duhet të nevojiten me shumë para dhe me shumë punë ndërtuese për ngritjen e shkollave të reja./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti