Shkon në 300 numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut
Kërkimet dëshpëruese për të mbijëtuarit në kryeqytetin e Sierra Leones kanë nisur mëngjesin e së martës. Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën pas rrëshqitjes se dheut dhe përmbytjeve.
Autoritetet thanë se numri i viktimave fatkeqësisht pritet të rritet. Shumë prej viktimave të Freetown ishin ende në gjumë kur shtëpitë e tyre u goditën nga një masiv dheu. Qindra persona besohet se ndodhen nën rrënojat e shtëpive të shembura. Rreth 3,000 njerëz vlerësohet se kanë mbetur të pastrehë nga fatkeqësia natyrore. Tv Klan