Shkon në 76 numri i të shëruarve nga COVID-19
Nëntë persona të tjerë janë shëruar të mërkurën në Shqipëri nga koronavirusi. Lajmin e mirë e dha kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale pak para mesnatës.
“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, shkruan ai.
Në këtë mënyrë numri i personave që janë shëruar nga kjo sëmundje ka shkuar në 76.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se mes të shëruarve ka edhe anëtarë të personelit mjekësor që më parë ishin infektuar nga koronavirusi.
Megjithëse këta persona kanë rezultuar negativë në testet e kryera, duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar për 14 ditë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 prej tyre kanë humbur jetën./tvklan.al